Sot rreth orës 14:20, njësiti i hetimeve i stacionit policor në Kaçanik, ka pranuar një informatë se personi D. K. (21 vjeç) posedon armë zjarri.
Policia njofton se gjatë bastisjes në fshatin Kovaçec është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë).
“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe gjatë intervistës ka pranuar se arma ishte në pronësi të tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi apo kontroll i pa autorizuar i armëve” dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...