Policia e Kosovës njofton në Prizren, ka nodhur një ku është ekspozuar edhe arma e zjarrit.
Patrulla policore ka dal në vend ngjarje, në vend ngjarje kanë ndaluar të dyshuarin dhe disa dëshmitare, ndërsa personi tjetër (fillimisht i cilësuar si viktimë) i përfshirë në rast ishte larguar nga vendi në drejtim të panjohur.
“Me datën 17/04/2024 ne ora 10:30 i dyshuari O.M. (fillimisht i cilësuar si viktimë) është paraqit ne Stacionin Policor të Prizrenit, i cili para hetuesve ka deklaruar se ditën e incidentit me vete e ka pas një armë pistoletë dhe të njëjtën pistolete ja kishte marr i dyshuari Sh.Sh. me të cilën edhe e kanosur atë e nuk e kanosur me armën-pistoletën (Shkrepës)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje nga njoftimi mësohet se incidenti kishte ndodhur në lidhje me një borxh që viktima ia kishte të dyshuarit Sh.Sh.
“Ne lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili urdhëron që rasti të hetohet në procedurë te rregullt. Në ndërkohë edhe pistoleta e përmendur , Zoraki 99 mm me 6 (gjashtë) fishkë, është gjet dhe është sekuestruar”, thuhet tutje.
Në këtë rast nga Stacioni Policor Prizren janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës” dhe “Kanosje”./Arbresh.info/

Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...