Prokuroria në Gjakovë janë ndaluar katër persona të cilëve iu është konfiskuar 5 kilogramë e 571 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, dhe Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kanë realizuar bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dyshuarve E.I, J.I, E.I., dhe Rr. Sh. , në fshatin Stubëlll, Komuna e Gjakovës, me dyshimin se në shtëpitë e tyre gjenden substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:
Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 5 kilogramë e 571 gramë,
Një (1) pushkë gjuetie
Pesë (5) fishekë
Një (1) granatë dore
Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit gjenden në ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Armëmbajtje pa leje”./arbresh.info/
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...