Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një 61-vjeçar në fshatin Breznicë të Komunës së Obiliqit, ku i janë sekuestruar katër armë zjarri. Personi i dyshuar, E.K., është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.
Njoftimi i plotë:
Pas marrjes së informatave në rrugë operative, Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse (pronë e të dyshuarit), ku kanë gjetur dhe sekuestruar:
– një armë të gjatë M-48
– dy armë ajrore
– një armë artizanale etj.
Personi i dyshuar E.K(mashkull), 61vjeç me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën:
– Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve./Arbresh.info





Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...