Në dy raste të ndara, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri, në kanë sekuestruar dy armë.
Në rastin e parë në Vushtrri, gjatë kontrollit në çantën e krahut te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me 7 fishek dhe dy thika, përcjell Arbresh.info
Ndërsa në rastin e dytë në Mitrovicë, gjate kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me (17) shtatëmbëdhjetë fishek.
Sipas njoftimit të policisë, dy armët e sekuestruara do të procedohen në raste si prova materiale, ndërsa pas procedurave te intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ ./Arbresh.info

Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in