Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Mitrovicë dhe Vushtrri janë konfiskuar dy armë zjarri.
Në rastin e parë, njësia policore ne Vushtrri, nga i dyshuari kanë konfiskuar një pushkë gjuetie me 15 fishek, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë te rregullt, përcjell Arbresh.info.
Ndërsa në rastin e dytë, policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të dyshuar nga të cilët është konfiskuar një armë tytë e gjatë, pasi të njëtit dyshohen se kanë përdorur armen duke shtënë në ajër.
Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armë”./Arbresh.info
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...
Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i l...
IKSHPK: Rrezik shumë i ulët nga Hantavirusi, qytetarët të mo...
OBSH: Situata me Hantavirusin është serioze, por rreziku për...