Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar sonte se në dy raste të ndryshme, në Suharekë dhe në Prizren, janë sekuestruar dy armë të shkurta, të cilat janë gjetur në pronësi të qytetarëve.
Hetuesit policorë në Suharekë e kanë përcjellë një të dyshuar gjatë lëvizjeve nëpër pazar dhe në një moment të përshtatshëm është ndaluar dhe gjatë kontrollit është gjetur një armë e shkurtër artizanale me një fishek të pushkës së gjahut.
Sipas Policisë, arma është sekuestruar ndërsa i dyshuari, pas intervistës, është liruar për t’u përballur me drejtësinë sipas procedurës së rregullt.
Ndërsa rasti i dytë është kryer nga hetuesit rajonalë, të cilët kanë ndjekur gjurmët e një ekspozimi të armës në rrjete sociale.
I dyshuari e ka dorëzuar një pistoletë me mbishkrim “Liberty ME 8” pa fishekë.
Edhe ky rast ndiqet sipas procedurës së rregullt.
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë