Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit njofton se është duke zbatuar planin “Siguria në trafik”, me fokus të veçantë te motoçikletat dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike.
Në kuadër të këtij plani, nga data 09.07.2025 e deri më datë 27.07.2025 janë sekuestruar 73 motoçikleta, për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm, skadim të afatit të regjistrimit dhe pa kategori përkatëse.
Po ashtu, janë shqiptuar 358 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit./Arbresh.info
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...
Osmani shtroi iftar për Myftiun Tërnava
Remitencat në Kosovë arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025...
Tërnava: Mesazhi i Fitër Bajramit është paqja, lutemi që Zot...
Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidenti...
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin...