Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 380 fishekë në një lokal në Prishtinë.
“Sot, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll operativ në një lokal afarist, në kuadër të veprimeve të rregullta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës. Gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie, për të cilat dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.”
Rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës.
“Për rastin është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim dhe hetim të mëtejmë, në përputhje me procedurat ligjore. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme që cenon sigurinë publike dhe rendin ligjor.”
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit