Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës gjatë javës së kaluar kanë sekuestruar 11 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore janë realizuar 160 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 61 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Po ashtu, kanë rezultuar me shqiptimin e 4031 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 415 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil./Arbresh.info

Llugaliu për rastin e një milion eurove: Goditje ndaj parave...
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...