Me ftesë të Komisionit Evropian dhe të Ministrisë së Energjisë të Rumanisë, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Leonita Shabani-Mullarama, mori pjesë në takimin e radhës të nivelit të lartë ministror, i cili u mbajt në kuadër të Ndërlidhshmërisë së Infrastrukturës Energjetike të Evropës Qendrore dhe Juglindore (Central and South-Eastern European Energy Connectivity / CESEC).
Takimi kishte për qëllim zhvillimin e diskutimeve mbi integrimin e tregjeve dhe shfrytëzimin e infrastrukturës në sektorin e energjisë, me fokus të veçantë në fleksibilitetin dhe integrimin më të mirë të kapaciteteve energjetike, për të siguruar çmime më të përballueshme për konsumatorët.
Gjatë takimit u trajtuan edhe sfidat me të cilat përballet sektori i energjisë elektrike në Kosovë, ku nga sekretarja Shabani – Mullarama u theksua mungesa e bashkëpunimit rajonal, që i ka pamundësuar Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT) shfrytëzimin e linjave ndërkufitare për alokimin e kapaciteteve komerciale.
Në takim u nënvizua nevoja për koordinim më të ngushtë mes vendeve të rajonit dhe institucioneve përkatëse të sektorit të energjisë. Po ashtu, u veçua roli i rregullatorëve të energjisë, operatorëve të sistemeve të transmetimit (OST) dhe bursave të energjisë (PX) në forcimin e sigurisë së furnizimit, rritjen e konkurrencës dhe krijimin e kushteve për çmime të qëndrueshme dhe të përballueshme për konsumatorët.
Përveç Sekretares Shabani-Mullarama e zyrtarëve nga ME-ja, pjesë e delegacionit të Kosovës ishin edhe përfaqësues nga Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë (KOSTT)./Arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...