Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, ka folur për përçarjen e partisë së tij.
Problemet aktuale të VV’së, ai ka quajtur probleme njerëzore, pa dhënë shpjegim të qartë se si do të tejkalohen ato.
“Angazhimi im dhe i shumë aktivistëve të Vetëvendosjes është që të t’i tejkalojmë të gjitha këto probleme që ekzistojnë, që janë të natyrës njerëzore”, ka thënë Kurteshi për tribuna channel.
“Dhe, ato do të tejkalohen me vullnet të mirë, pastaj edhe përmes organeve të VV’së, që janë të zgjedhura në mënyrë demokratike, edhe dokumenteve me të cilat vepron VV’ja”, është shprehur ai./tribunachannel/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s