Sekretari i NATO-s nesër vjen në Kosovë

15:44 | 30 Qershor 2021
V. S.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vijë nesër në Kosovë ku do ta vizitojë KFOR-in.

Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.

Sekretari i aleancës veri-atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka konfirmuar se Stoltenberg do të qëndrojë në Kosovë më 1 korrik.

“Takim shumë i përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm, Stoltenberg, ku folëm rreth vizitës së tij në Kosovë që do të bëhet me 1 korrik”, ka shkruar Gërvalla në llogarinë e saj në Twitter.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme