Një grup i të pakënaqurve të Lëvizjes Vetëvendosjes që kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre brenda kësaj Lëvizje pritet që ditëve në vijim t’ia dorëzojnë Kuvendit kërkesën për krijimin e Grupit Parlametar të ri. Mirëpo një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar.
Kështu të paktën është shprehur Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.
Ai në një prononcim të shkurtër për “Indeksonline” është deklaruar lidhur me këtë çështje.
“Deri në këtë kohë, jo”, është shprehur ai.
Ndryshe, disa nga deputetët që përbëjnë grupin e deputetëve të pa kënaqur të VV-së janë: Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Shqipe Pantina, Frashër Krasniqi dhe së fundi Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.
Ndërkohë, besohet se së shpejti një grup i përbërë prej 13 anëtarëve do ta dorëzojnë kërkesën e tyre për krijimin e Grupit Parlamentar në Kuvend.
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...