Sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, është shprehur thellësisht i shqetësuar për sulmet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ndaj gazetarëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Gutierrez ka kërkuar nga Basha, që t’i ndalojë ato teksa i ka bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti që të marr masa .
“Zoti Basha, ju kërkoj të ndaloni intimidimin dhe përpjekjet për t’i diskredituar gazetarët dhe organizatën e gazetarëve. Mjaft është mjaft. Apo duhet të flas në gjuhën tuaj: BOLL MA. Kjo është thjesht e papranueshme në vendet demokratike. Si guxoni të silleni në këtë mënyrë ndërsa vendi juaj po lufton për anëtarësimin në Këshillin e Europës? Sjellja juaj e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës”, ka shkruar ai.
“I bëj thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që menjëherë të marrë masa që anëtarët e partisë së tij t’i ndalojnë sulmet e vazhdueshme kundër gazetarëve dhe shoqërisë civile”, shtoi Gutierrez.
Ai theksoi se shpresonte që Lëvizja Vetëvendosje do të reflektonte pas lajmit të keq të së premtës, ku Kosova shënoi regres të madh në indeksin e “Reporterët pa Kufij” për lirimë e mediave.
“Shpresoja se lajmi i keq i së premtes për nivelin alarmues negativ të lirisë së medias në Kosovë do ta bënte Vetëvendosjen dhe anëtarët e saj të reflektonin për përgjegjësinë e tyre. Isha gabim”, theksoi ndër të tjera sekretari i EFJ-së.
Reagimi i Ricardo Gutierrez, vjen pasi që në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, deputeti i LVV-së, Dimal Basha, akuzoi gazetaren e RTK-së se “po bën pyetje të ngjashme me ato të Radio Televizionit të Serbisë!”./Arbresh.info
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë