Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se do të ishte interesante nëse presidenti Hashim Thaçi do t’i ofronte mandatin subjektit të dytë të dalë nga zgjedhjet e fundit për të formuar qeverinë, që në këtë rast do të ishte Vetëvendosje.
Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, Thaçi ia ofroi mandatin Kadri Veselit si lider i koalicionit PAN, fitues i zgjedhjeve të fundit, që të sigurojë votat për të formuar qeverinë e re. Megjithatë, partitë parlamentare janë pajtuar që më 22 gusht të mbajnë seancë për shpërndarjen e Kuvendit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje. E, sipas Sejdiut, kjo do të mund të shmangej nëse Thaçi do të shfrytëzonte të drejtën ligjore që të mandatojë të dytin, Vetëvendosjen, për të formuar qeverinë.
“Ajo që është me rëndësi të thuhet është se në aspektin procedural dhe ligjor presidenti ka të drejtë të mandatojë dikë të formojë qeverinë. Subjekti i dytë ishte VV dhe ka mundur të mandatojë, por është në diskrecion të presidentit dhe ka mundur të mandatojë Kurtin për shembull e ai të mbledhë nënshkrimet për të bë qeverinë. Nëse ia jep mandatin, VV e LDK do të mund të bënin një qeveri interesante”, ka thënë Sejdiu. “Do të ishte mundësi e mirë për ata që deklarohen për ndryshim që të organizohen për diçka që do të çonte PDK-në në opozitë”.
Sejdiu megjithatë ka thënë se janë më shumë pro zgjedhjeve.
Për zgjedhjet e ardhshme ai ka thënë se pret që gjithçka të jetë ndryshe në krahasim me zgjedhjet e kaluara dhe se diskutimet të bëhen mbi programet. Këtu ka propozuar një bashkim të partive të krahut të majtë./koha.net/
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...