Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Korab Sejdiu, ka hedhur poshtë mundësinë që kjo parti t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma për formimin e qeverisë.
Ai ka thënë se AKR-ja nuk do ta ndryshojë qëndrimin dhe do t’i mbetet besnik koalicionit LDK-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Sejdiu ka theksuar se kjo parti do të veprojë në koordinim të plotë me koalicionin me të cilin kanë garuar në zgjedhjet e 11 qershorit.
“Nuk do t’i bashkojmë forcat me ata të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje”, është shprehur Sejdiu, i cili shpreson në një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje!
Ai ka treguar se, sipas rezultateve preliminare, AKR-ja do t’i ketë së paku katër deputetë por, sipas tij, ky numër pritet të rritet për dy ose tre deputetë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës.
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...