Ish-nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ka ironizuar me deklaratat e kryetarit të kësaj partie Albin Kurti, se Prishtina është si një xhungël betoni
Ditë më parë Kurti kishte thënë se Prishtina, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti i cili së fundmi u dorëhoq nga VV-ja, është kthyer në xhungël betoni.
Si kundërpërgjigje ndaj tij, Sejdiu që në mandatin e parë të Ahmetit ishte nënkryetar i Prishtinës, ka thënë me ironi se “të mirat në Prishtinë janë bërë vetëm nga ata që kanë mbetur në Vetëvendosje”.
“Edhe Liburn Aliu edhe Xhelal Sveçla (ish-drejtorë në Komunën e Prishtinës) i kanë ndalur ndërtimet pa leje. Shpend Ahmeti nuk ka qenë fare në Prishtinë. Krejt meritat në Prishtinë i kanë ata që kanë mbetur në Vetëvendosje. Të tjerët s’kanë bërë gjë”, ka thënë Sejdiu, që tash është shef i Grupit Parlamentar Deputetët e Pavarur në Interaktiv të KTV-së./Koha.net/
Nis seanca në Hagë: Mbrojtja e Thaçit do t’i thotë fjalët pë...
Nis takimi trelateral i mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dh...
106 vjet nga shpallja e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë