Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka përgëzuar institucionet e rendit dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë në nivel të lartë të detyrës.
“Dua t’i përgëzoj institucionet e rendit dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë në nivel të lartë të detyrës. Sot gjatë gjithë ditës isha në koordinim me Policinë e Kosovës, e cila në mënyrë profesionale po kujdeset për mbarëvajtjen e vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuqiq, i cili ende vazhdon të gjendet në territorin e Kosovës.
Po ashtu angazhimi i njësiteve të Policisë së Kosovës nuk ka munguar as në mënjanimin e rrezikut me të cilin u ndeshen disa autobusë në Brezovicë si pasojë e reshjeve të borës, ku në koordinim me FSK-në, ka kryer me shumë sukses operacionin për lokalizimin e aksidentit dhe ka evakuuar nxënësit”, ka shkruar Sefaj në Facebook./kk/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...