Agjencia Tatimore e Kosovës, në kuadër të fushatës me sloganin “Boll ma, lyp me u regjistru”, ka krijuar edhe mundësinë që secili punëtor të konfirmojë vetë nëse punëdhënësi e ka regjistruar dhe nëse po paguan kontribute për të.
Secili punëtor mund të konfirmojë këtë në linkun, me procedurë të thjeshtë, vetëm duke e shkruar numrin personal në letërnjoftim.
“Në vazhdën e implementimit të projektit për formalizimin e punësimit, si dhe ofrimit të mundësisë për punëtorët, ATK sot ka lansuar aplikacionin elektronik për verifikimin e punëtorëve nëse janë të regjistruar/deklaruar nga punëdhënësi i tyre. Aplikacioni është shumë i thjesht, kërkon pak të dhëna për ta verifikuar një punëtor veten. Përveç pjesës së verifikimit, ATK ka dizajnuar edhe pjesën tjetër brenda këtij aplikacioni, ku në rast se punëtori gjatë verifikimit nuk e gjen vetën në listat e deklarimit, ai mund ta denoncojë punëdhënësin e tij. Pra, në pjesën ku punëtori identifikon mos-deklarimin e tij nga punëdhënësi, ka mundësi të klikojë në butonin ‘Raporto punëdhënësin’”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...