Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur qëndrimin e partisë se nesër do të marrin pjesë vetëm në seancën për formimin e Qeverisë së re.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku e ka bërë të qartë se vota e tyre për një Qeveri në krye me Glauk Konjufcën do të jetë kundër.
“Nesër, nga ora 14:00, votojmë me bindje e krenari kundër pakicës që nuk mund të sillet si shumicë më në këtë shtet”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se nesër do të nisin përgatitjet për zgjedhjet e reja nacionale.
“Nesër nisim pregatitjet për zgjedhjet e reja nacionale dhe ftesën e madhe për përbashkim të secilit që është ngopur me një politikë si kjo, që mendon të shpëtojë shtetin e Republikën nga ata që e shohin atë vetëm si instrument e si lojë karrigesh”, thuhet në postimin e tij.
Sa i përket seancës për buxhetin, Abdixhiku ka thënë se nuk do të shkojnë.
“Mblidhuni vet; i bëni muhabet vetes. Luftën me mullinjtë e erës e bëni mire”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...
Osmani: Dilni votoni, shfrytëzoni edhe këto 2 orë të mbetura...
Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së ...