Seanca e Kuvendit të Kosovë ku po diskutohej për pandeminë është ndërprerë për të vazhduar nesër në ora 10:00.
Kjo është bërë për shkak se në rend për të folur ishin edhe 22 deputetë, shumica prej tyre nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Propozimi im është që të shtyhet seanca për nesër. Jemi këtu nga ora 14:00 dhe s’ka pasur mundësi të dezinfektimit profesional”, ka thënë Osmani.
Kjo seancë, në të cilën ishte i ftuar kryeministri Avdullah Hoti që të raportojë për pandeminë Covid-19, është përcjellë me debate të ashpra dhe akuza të shumta mes deputetëve të LDK-së dhe VV-së, për atë se kush ishte fajtor për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.
LDK-ja ka akuzuar VV-në se numër i rasteve me Covid-19 u shtuar pas tubimit të kësaj partie. /Lajmi.net/
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...