Kuvendi i Kosovës do ta mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme. Këtë e ka konfirmuar kryeparlamentar, Kadri Veseli pas përfundimit të Mbledhjes së Kryesisë.
Veseli ka theksuar se seanca do të mbahet me kërkesë të kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe se ka të bëjë me një pako të ligjeve që ndërlidhen pikërisht me Agjendën e Reformave Evropiane.
Po ashtu, Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli do të vazhdojë lobimin e tij për të siguruar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai gjatë kësaj jave do të udhëtoj për në Finlandë e pastaj në Bruksel që të bisedoj rreth vendeve që janë skeptike për vizat.
“BE nuk duhet të rritë skepticizmin ndaj Kosovës sepse Kosova tashme i ka mbushur të gjitha kriteret”, tha ai.
I pyetur rreth qëndrimit të Francës, Veseli tha se Franca ka ndihmuar shumë Kosovën në procesin e shtetndërtimit.
“Franca është një nga vendet që e ka ndihmuar shumë Kosovën në proceset e shtet ndërtimit. Presim një reflektim pozitiv të Francës në liberalizimin e vizave. Kriteret për viza qe janë Kosova i ka përmbyllur. Nuk duhet që Kosova ta paguaj një çmim në çështjen e refugjatëve. Kosova ka shumë pak refugjat në vendet e europës”, ka thënë Veseli./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/306998766803076/
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...