Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme parlamentare e kërkuar nga opozita për nxjerrjen e një rezolute që ndalon presidentin e këdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës mbahet më 4 shtator.
“Sot kemi mbajtur mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku kemi diskutuar përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme për nxjerrjen e rezolutës që i ndalon Presidentit dhe kujtdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës. Seanca do të mbahet më datë 4 shtator 2018. E mirëpres mbështetjen që po i jepet kësaj rezolute edhe nga grupet e tjera parlamentare. Pres që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të mbështesin këtë rezolutë. Duhet t’i lëmë anash dallimet tona dhe të bëhemi bashkë për të ndaluar Presidentin që të nxjerrë në pazar territorin e Kosovës”, ka njoftuar Hoti përmes një postimi në Facebook./arbresh.info/
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...