Deputeti i PDK-së, Rashit Qelaj ka deklaruar se as sot nuk pret ndonjë ndryshim në seancën e 48-të për konstituimin e Kuvendit.
Para mediave para fillimit të seancës, Qelaj theksoi se qytetarët kanë të drejtë të shqetësohen.
“Mendoj që qytetarët me të drejtë janë shqetësuar. Nuk po shoh ndonjë sinjal, ndryshim apo qasje apo tentativë për marrëveshje politike. Për PDK-në kjo është e papranueshme dhe e dëmshme për vendin”, tha Qelaj.
Ndër të tjera ai mirëpriti takimin eventual Kurti-Limaj ndërsa u shpreh se takime të tilla duhet të ndodhim edhe me partitë e tjera.
“PDK që nga dita e parë është duke pritur nga koalicioni fitues që të ka një nismë për një zhbllokim. Nuk varet nga ne. Ne jemi të hapur për takime për zgjedhjen e situatës”, tha Qelaj./Arbresh.info
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...