Ani pse të hënën ishin drejtuar disa kërkesa drejt Qeverisë së Kosovës që edhe gazetarët të përfshihen në Pakon Emergjente Fiskale një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Në këtë pako të miratuar mbrëmjen e së hënës nuk gjenden gazetarët të cilët gjithashtu ndodhen në frontin e parë me virusin korona, duke njoftuar në kohë reale çdo gjë, shkruan arbresh.info.
Arbresh.info, ka pyetur Ministrinë e Financave dhe Transfereve, se a do te futen mediat në ndonjë kategori, duke e parë se edhe gazetarët po e bëjnë punën e tyre duke e informuar publikun për raste.
Në përgjigjen e kësaj ministrie thuhet se udhëzimet janë duke u përgatitur se kush do të përfitojë e kush jo.
“Janë duke u përgatitur udhëzimet se kush do të përfitoj si dhe ku do të bëhet kërkesa. Besoj se së shpejti do ju lajmërojmë”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.
Ndërkohë në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 108 raste me Covid-19, ku tashmë disa qytete kanë infektime të regjistruara./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...