Komuna e Gjakovës ka njoftuar se një delegacion nga kjo komunë, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Arbënesha Kuqi, realizoi një vizitë zyrtare në qytetin e Ferrares, me iniciativën e Shoqatës “Vatra”, komunitetit shqiptar në qytetin e Ferrares dhe kryetarit të shoqatës Ben Kulli, si dhe me ftesën e kryetarit të qytetit të Ferrares, Alan Fabbri.
Sipas njoftimit, pjesë e delegacionit ishin drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adea Roka Pylla, drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova Baçi dhe drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj. Ndërkaq delegacioni u prit ngrohtësisht nga Franceska Savini, drejtoreshë në Drejtorinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe përfaqësues të drejtorive për arsim, kulturë dhe trashëgimi.
“Ferrara, një nga qytetet më të rëndësishme mesjetare të Italisë, është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1995. Me mbi 131 mijë banorë dhe shumë ngjashmëri historike e kulturore me Gjakovën, ky qytet përfaqëson një partner të rëndësishëm për bashkëpunim të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera thuhet se gjatë vizitës, delegacioni i Gjakovës prezantoi potencialet kulturore, arsimore dhe ekonomike të qytetit, duke diskutuar njëkohësisht mundësitë konkrete për binjakëzimin e dy komunave. U theksua rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në fushat e arsimit, rinisë, kulturës dhe zhvillimit ekonomik, duke hapur horizonte të reja për qytetarët e të dyja vendeve.
Po ashtu theksohet se një tjetër hap i rëndësishëm në këtë drejtim është nënshkrimi i Paktit të Miqësisë ndërmjet dy kryetarëve të qyteteve, Ardian Gjini dhe Alan Fabbri, i cili pritet të ndodhë së shpejti, e që do të shënojë fillimin e fazave procedurale drejt finalizimit të marrëveshjes për binjakëzim ndërmjet Gjakovës dhe Ferrares.
“Ky partneritet i ri hap dyer për shkëmbime kulturore, arsimore dhe zhvillim të përbashkët për të dy qytetet tona!”, thuhet tutje në njoftim.
Shkon në 14 numri i të vdekurve nga sulmet iraniane ndaj Izr...
Aksidentohet nga gomonia turisti në Gjipe të Himarës
Presidenti iranian thotë se SHBA-të “luajnë rol të dre...
Vrau ish-gruan, zbardhet dëshmia e shqiptarit
Detaje nga sulmet e Izraelit dhe Iranit që u shkëmbyen gjatë...
Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”