Scholz: Të futen në BE edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor

12:41 | 16 Tetor 2022
A Z

Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të shtunën që të zgjerohet Bashkimi Evropian, në një mbledhjeje të socialdemokratëve evropianë.

Që nga marrja e detyrës, Scholz e ka pikë kryesore të politikës së jashtme përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE.

Kjo çështje ka marrë edhe më shumë urgjencë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, e cila u bë kandidate për anëtarësim në BE në fillim të kësaj vere.

“Një BE me 27, 30 e 36 shtete, me më shumë se 500 milionë qytetarë të lirë dhe të barabartë, mund të forcojë edhe më shumë rëndësinë e vet në botë”, tha Scholz në kongres.

BE-ja aktualisht i ka 27 shtet anëtare. “Unë jam i përkushtuar ndaj zgjerimit të BE-së. Që BE-ja të vazhdojë të rritet drejt lindjes, është një fitore e favorshme për të gjithë ne,” tha ai, shkruan Reuters

Shpërndaje në rrjete sociale