Edhe gjatë vizitës në Ukrainë, kreu i ekzekutivit gjerman Olaf Scholz, i porsakthyer nga një tur në Ballkanin Perëndimor, ia kujtoi rajonin presidentit francez, Emmanuel Macron.
Sipas shtypit në Kosovë, kjo ditë mund të jetë vendimtare edhe për Prishtinën sa i takon liberalizimit të vizave, nëse arrihet konsensusi i 27 vendeve anëtare. Franca është pikërisht një prej vendeve më hezituese deri tani për këtë cështje, dhe kancelari gjerman u kujdes t`ia përmendte edhe një herë shefit të Elizesë nevojën për të mbajtur premtimet e bëra.
“Është çështje e besueshmërisë europiane që t’i përmbushim premtimet tona ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë prej vitesh tashmë në këtë rrugë, e kjo duhet bërë konkretikisht”, u shpreh Scholz.
Në mesin e një sërë premtimesh të BE-së që po vonojnë të bëhen realitet, është dhe cështja e çështjen e vizave për Kosovën, për të cilën pritet të ketë bisedimeve konkrete tashmë në Bruksel, por që nuk dihet ende nëse do të arrihet pajtimi./TCh/
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...