Kancelari gjerman Olaf Scholz në përfundim samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë e ka dënuar, siç ka thënë ai, në mënyrë më të ashpër sulmin terrorist në Banjskë të 24 shtatorit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ai ka thënë se më këtë ka marrë një goditje të rëndë rajoni.
“Morëm një goditje në rajon. Para disa javëve policët e Kosovës u sulmuan në mënyrë brutale, dhe një polic u vra. E dënojmë në mënyrë më të ashpër këtë gjë”, tha Scholz.
Ai po ashtu tha se edhe në Samitin e Tiranës e ka bërë të qartë edhe njëherë se duhet të ketë bashkëpunim rajonal dhe të zgjidhen konfliktet e kaluara.
“Duhet përmirësim konkret e i prekshëm, duhen marrëveshje që lehtësojnë jetën e përditshme, që bashkojnë qytetarët, e që është me rëndësi, marrëveshje që rrisin besimin e ndërsjellë”, tha ai.
Sipas tij, procesi i Berlinit nga viti 2014 po kryen këtë detyrë.
Ai ka thënë se Samiti i radhës në kuadër të Procesit të Berlinit vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani dhe ka falënderuar Shqipërinë për organizimin e Samitit të së hënës./rtk
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...