I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e Jashtëm, Alexander Schallenberg, ku kanë diskutuar për Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në Twitter, Schallenberg theksoi se pikë e takimit ishte dialogu dhe ulja e përshkallëzime, pas zhvillimeve të fundit në veri.
“Faleminderit MiroslavLajcak për një tjetër diskutim të thelluar rreth Ballkanit Perëndimor! Mbështesim plotësisht përpjekjet tuaja për dialogun Beograd-Prishtinë dhe bisedimet për normalizimin. Ne kemi nevojë për ulje të përshkallëzimit dhe angazhim konstruktiv”, ka shkruar Schallenberg.
Lajçak theksoi se me Schallenberg biseduan për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor.
“Është gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun tim të dashur @a_schallenberg. Ne e njoftuam njëri-tjetrin për aktivitetet tona më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme të fortë të Austrisë”, ka shkruar Lajçak./arbresh.info/
It’s always such a pleasure to catch up with my dear friend ?? FM @a_schallenberg! We updated each other on our latest activities in the Western Balkan and the road ahead. Grateful for Austria’s continuous strong support. https://t.co/zMgTQnuPGv
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 8, 2022
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...