Skënder Gashi, anëtar i këshillit drejtues të SBASHK-ut, ka thënë se orët e humbura gjatë muajit shtator, për shkak të grevës, nuk do të zëvendësohen.
Gashi thotë se vendimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, sipas tij, ka qenë i njëanshëm.
“Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka nxjerrë një vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës, por ne do ta respektojmë kontratën kolektive, gjegjësisht nenin 34, të kontratës kolektive të pikës 8, ku thuhet se orët mësimore gjatë grevës nuk zëvendësohen, përveç nëse palët nënshkruese të kësaj kontrate arrijnë një marrëveshje të veçantë. Vendimi i zonjës Nagavci ka qenë vendim i njëanshëm, andaj ne orët nuk do t’i zëvendësojmë. Ne do ta respektojmë kontratën kolektive”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.
Nga ekspresoja mbi 60% te vullnetarët, Kurti e nis fushatën
Merz telefonon Trump: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore ...
Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionete në...
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...