Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, edhe zyrtarisht sot i ka dorëzuar këtë detyrë kryetarit të zgjedhur, Shpejtim Bulliqi.
Pranim-dorëzimi i detyrës u bë në zyrën e kryetarit, derisa Rudari i ka uruar punë të mbarë Bulliqi, pasi ky i fundit në zgjedhjet e 29 nëntorit doli fitues me 51.9 për qind të votave.
Rudari ia ka dorëzuar detyrën Bulliqit duke i dhënë edhe çelësat e zyrës së kryetarit dhe vulën e kësaj zyreje.
Bulliqi me të pranuar detyrën, është uruar nga asamblistët, zyrtarët e Komunës, familja e nga deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci.
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...