Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

00:18 | 8 Dhjetor 2021

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka treguar pse nuk është takuar me ish-krerët e PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, gjatë vizitës së tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Sallahu në T7 ka thënë se Jakup Krasniqi e ka komunikuar atë, se Thaçi dhe Veseli nuk mund ta takojnë për shkak të një formulari që ka të bëjë me vizitat.

“Unë kam qenë atje vet, kam takuar Selimin, Gucatin, kam takuar edhe persona të tjerë. Kam takuar edhe komandant Ujkun, përjashto zotëri Veselin, Thaçin dhe Calin.

Kur jam takuar me Gucatin, Selimin dhe Krasniqi, ata më kanë thënë se kemi pasur të fala nga dy liderët e PDK-së, mirëpo nuk kemi mujt me i taku për shkak të një formulari, i cili ka tri kolona,. Kolona e parë: Familjarë miq dhe të tjerët”, tha Sallahu.

Sallahu tha se atij i është komunikuar nga Selimi e Krasniqi se arsyeja e mostakimit të Thaçit dhe Veselit është për shkak të formularëve, pasi përfaqësuesit e institucioneve të shtetit nuk hyjnë në mesin e familjarëve dhe miqëve.

Lajmet më të lexuara