Zëvëndësministri në detyrë i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu pretendon se Vetëvendosje e ka “përmbushur” atë që Neni 67 paragrafi 2 i Kushtetutës parasheh se “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës”.
Mbi bazën e këtij pretendimi, Sallahu tha se presin që nesër “që legjitimiteti dhe legaliteti të jetësohen në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të parandalohet shkelja e serishme Kushtetutës nga ata që tashmë e kanë shkelur Kushtetutën posa e kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës., shkruan Arbresh.info.
Ai madje shtoi se nëse Kuvendi mbahet i bllokuar, e vetmja zgjidhje “janë zgjedhjet.”
Postimi i plotë:
Neni 67 paragrafi 2 i Kushtetutës përcakton se “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës”.
Si Lëvizje VETËVENDOSJE!, e kemi përmbushur këtë nen duke e propozuar për kryetare të Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu e cila i ka gjithsej 125,327 vota, pra është në 5shen më të votuar në parti dhe gruaja më e votuar në Republikën e Kosovës.
Kësisoj, nesër presim që legjitimiteti dhe legaliteti të jetësohen në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të parandalohet shkelja e serishme Kushtetutës nga ata që tashmë e kanë shkelur Kushtetutën posa kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës!
Ndryshe, nëse Kuvendi mbahet i bllokuar atëherë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pra, marrëveshje për konstituim dhe shpërndarje të Kuvendit, sepse mungesa e vullnetit opozitar për moskonstituim të Kuvendit nënkupton mospranimm të rezultateve zgjedhore./Arbresh.info/
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...