Ish-deputeti i LDK’së, Adem Salihaj e ka akuzuar bashkë partiakun e tij, Lufti Hazirin për përkrahje të Presidentit Thaçi në çështjen e korrigjimit të kufijve. Salihaj e ka quajtur Hazirin vegël të Thaçit brenda LDK’së.
Në profilin e tij në Facebook, Salihaj ka shkruar se Thaçit po i shihet fytyra e tradhtisë, si një vegël e thjeshtë e Serbisë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës, siç e ka quajtur ai.
Salihaj është shprehur se Thaçi nuk ka mbështetje tek shqiptarët, por po mundohet ta gjejë atë tek maqedonët dhe malazezët.
“Hashim Thaçit iu çorr maska dhe po i shihet qartë fytyra e tij e tradhëtisë,fytyra e nje vegle të thjeshtë të Serbisë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës. I gjendur para një situate kur tashmë të gjithë e panë fytyrën e tij të vërtetë dhe i mbetur pa asnjë përkrahje te shqiptarët ,ai po vrapon të gjejë mirëkuptim te maqedonët dhe malazezët”, ka shkruar Salihaj.
Ai po ashtu ka thënë se edhe figura brenda LDK’së po e përkrahin Thaçin, për ta shpëtuar lëkurën e tij, duke i quajtur më militantë se vetë ata të PDK’së. E me këtë Salihaj i referohet Lutfi Hazirit, i cili së fundmi ka dhënë deklarata për korrigjimin e kufijve me Serbinë, duke thënë se kjo është një mundësi ideale për ta zgjidhur problemin e shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore të Serbisë.
“Në ndërkohë ,tashmë u paraqitën me prononcime edhe veglat e Thaçit brenda LDK-së,të cilët, në momentet e fundit, po mundohen ta shpëtojnë lëkurën e tij. Madje,ata po dalin edhe më militantë se vetë militantët e PDK-së,sepse tashmë, edhe brenda partisë së tij, Thaçi e ka humbur përkrahjen”, ka shkruar Salihaj.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...