Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vënë në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës.”
Siç thuhet në njoftim, emisioni i pullave postare për “Sali Çekajn, Hero i Kosovës”, është pjesë e shënimit përkujtimor në qytetin e Shtutgartit, ku Sali Çekaj për vite me radhë ka dhënë një kontribut të pamohueshëm për çështjen e Kosovës.
Ky emision i pullave postare bëhet në 25-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares, në shenjë nderimi për figurën e “Veteranit” dhe për të gjithë ata që ranë për liri.
“Posta e Kosovës vazhdon të nderojë personalitete atdhetare me imazhe të pullave postare të Filatelisë së saj, me të cilat do të afirmojë shtetin e Kosovës në mbarë botën”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”