Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Vaut të Dejës këtë të diel, ndërsa Komisioni i Rithemelimit ka nisur që në orën 8:00 votimin për primaret në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë për kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Berisha thekson se përmes votimit në gjashtë bashkitë po rikthehet dinjiteti i demokratëve.
“PD i jep fund kësaj situate duke vendosur primaret. Rikthen votën e lirë, në të vërtetë rikthen dinjitetin e tyre. Njeriu që nuk voton i lirë ka dinjitetin të shkelmuar dhe ju këtë nuk e meritoni kurrë. PD nuk do ishte demokratike nëse s’do të konsideronte votën e lirë të qytetarëve të saj. Nuk do të votojnë vetëm anëtarët e PD, por të gjithë votuesit e saj”, tha Berisha.
Ish-kryeministri gjithashtu deklaroi se Lulzim Basha po përpiqet të nxjerrë kandidatë kundra tij për zgjedhjet e pjesshme lokale vetëm për hir të Edi Ramës.
” Me 61 bashki nuk hyri në zgjedhje, me 6 hyn. Atëherë dhe sot është Edi Rama në pushtet. U ndala këtu thjesht për të sjellë në vëmendjen e të gjithë demokratëve mos të mashtrohen nga kallp opozita. Mos të mashtrohen nga ai njeri që nuk ka asnjë parim. Të votojnë në këto 6 bashki Partinë Demokratike, opozitën e vërtetë shqiptare”, tha Berisha, njofton tch.
Kurti: Dekreti i Osmanit nuk është kushtetues, na e pamundës...
Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë f...
Kurti kritikon opozitën për mungesën në seancë
Mbledhja e KPK’së: Betohet anëtarja Elza Bajrami Kastrati – ...
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa `dorëzim pa kushte`
Një grua në Shtime gjen një kuletë me mbi 300 euro në rrugë,...