“Sahat Kulla” mbi 200 vjeçare e Rahovecit

14:09 | 23 Tetor 2021 | Sahide Dedushi

“Sahat Kulla”, një pikë vrojtuese, e një histori që ka përcjellur breza me radhë e bëjnë këtë objekt më të lartësuar e të privilegjuar edhe në ditët e sotme, shkruan arbesh.info.

Muharrem Morina, zyrtarë në Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, për arbresh.info ka rrëfyer disa nga detajet dhe veçantit e këtij objekti.

“Gjendemi këtu në pjesën veri-perendimore të qytetit të Rahovecit, jemi në objektin e “Sahat Kullës”, së qytetit tonë. Ky objekt daton sipas të dhënave që është ndërtuar në vitin 1791, nga Mahmud Pasha.

Si objekt që është ndërtuar këtu është edhe simbol i komunës së Rahovecit”, tha Morina.

Toka pjellore e Rahovecit është punuar ndër vite e shekuj, e kjo vazhdon edhe sot.

E kjo kullë më herët ka shërbyer edhe si një lajmëtar i të gjithë atyre që kanë punuar përmes këmbanave të saj.

“Në kohët më të hershme është përdor si pikë ku bujqit janë orientuar në këtë objekt e kanë mat kohën përmes këmbanës”, tha Morina.

Ndër vite kjo kullë edhe është dëmtuar, por që ka arritur të mbijetoj falë restaurimeve.

“Që nga ndërtimi i saj ky objekt është restauru në vitin 2009, nga organizata e CHWB-së, ku ka bërë një restaurim të disa pjesëve të murit dhe të këmbanës”, tha Morina.

Pa dyshim që kjo kullë mbetet pikë destinimi për vizitorët si të huaj, po ashtu edhe vendor.

“Vizitorë ka, por saktë nuk e di brenda vitit, por padyshim që kjo Sahat Kullë mbetet pikë destinim e komunës tonë”, tha Morina.

Po ashtu ai bëri thirrje të gjithë atyre që shfaqin interes ta njohin nga afër këtë kull të vinë dhe të shohin atë.

Historia është gjithmonë ajo që mban gjallë një komb, e trashëgimia e ruajtur në Rahovec është tregues i qartë i asaj./S.D/arbresh.info/

Lajmet më të lexuara