Peticioni kundër ndërtimit planit të xhamisë e cila pritet të ndërtohet në Prishtinë ndonëse është përfolur se do të shkoj edhe në BIK, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Ahmet Sadriu, në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se në BIK nuk ka arritur asgjë.
“Nuk ka ardhur te ne asnjë kërkesë. Është shumë e paqartë dhe e pakuptimtë kjo gjë pasi që ne e dimë se që nga viti 2012 aty është zhvilluar një ceremoni zyrtare. Aty është vendos një gurthemel, aty kanë marrë pjesë të gjitha institucionet më të larta shtetërore”, ka thënë ai.
Sadriu ka thënë se të gjitha procedurat të cilat kërkohen rreth projektit janë përfunduar dhe janë dorëzuar në komunë.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore ne kemi qenë në kontakt edhe me komunën, kuvendin komunal, normal i kemi zhvilluar të gjitha ato procedurat të cilat kërkohen rreth projektit, rreth dokumentacionit dhe ato i kemi përfunduar ne dhe i kemi dorëzuar në komunë. Kemi pritur që do të na jepet leja për fillimin e punëve dhe kjo është shtyrë me arsyetime të ndryshme”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se myftiu Tërrnava ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili i kishte dhënë garancion se të premten e ardhshme do të debatohet për ndërtimin e kësaj xhamie./Arbresh.info
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...