Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare për shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, për periudhën tetor–dhjetor 2025.
Sipas të dhënave zyrtare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025 ka shpenzuar gjithsej 280 mijë e 822 euro.
Nga ky total, 120 mijë e 498 euro janë shpenzuar për paga, ndërsa 65 mijë e 624 euro janë shpenzuar për mallra dhe shërbime.
Po ashtu, shpenzimet për udhëtime jashtë vendit kapin vlerën prej 3 mijë euro.
Ndërkohë, për shërbime të telekomunikimit PDK-ja ka shpenzuar vetëm 69 euro. Në raport përfshihen edhe shpenzimet për marketing, të cilat arrijnë vlerën prej 21 mijë e 648 euro.
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...