Banka Botërore ka publikuar me një raport lidhur me jetëgjatësinë e popullsisë në botë, ndërsa nga të dhënat për Ballkanin Perëndimor, Kosova qëndron e para për jetëgjatësinë e popullit të saj.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore e që i referohen zyrave kombëtare të statistikave jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vjet.
Nga këto të dhëna del se, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.
Në raportin “Perspektivat e Popullsisë Botërore: Rishikimi 2022”, Kosova prin me jetëgjatësinë mesatare të pritur që është 80 vjet.
Pas Kosovës, vjen Shqipëria me 77 vjet, Mali i Zi me 76, Bosnja dhe Hercegovina me 75, Serbia 75 dhe Maqedonia e Veriut me 74 vjet.
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës