Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë që situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme për ta, teksa ritheksoi se kanë kërkuar nga serbët të punojnë për llogaridhënie për sulmin në Banjskë.
“Nuk e bëra një lidhje direkte me situatën në Kosovë, sepse mendoj se KFOR-i është i rëndësishëm, forcat e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë janë të rëndësishme, ato punojnë ngushtë së bashku, prandaj situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë Rutte në një konferencë për media.
“Duhet të sigurohemi që stabiliteti i arritur që nga viti 1999 të vazhdojë. Sa u përket ngjarjeve në Banjskë dhe sulmit ndaj forcave të NATO-s në vitin 2023, serbët duhet të punojnë për të mbajtur përgjegjësi”.
“Kjo ishte tema e diskutimit tonë me presidentin Vuçiq në telefon, si dhe gjatë darkës që kishim në Bruksel dy javë më parë”, ka thënë Rutte në këtë konferencë për media.
Barcelona në panik: Çfarë ndodhi gjatë takimit për kontratën...
Shpallen fajtorë personat që grabitën Kim Kardashian në Pari...
Suedia ul nivelin e rrezikut nga terrorizmi
Gjykata e Posaçme shpall masat e sigurisë për 14 të arrestua...
Rrahmani zyrtarisht kampion i Italisë me Napolin – dy ...
Prishtina luan në kualifikueset e Ligës së Evropës – këta ja...