Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova konfirmon se subjekti i tij është në negociata me ‘Alternativën’ e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit, për një bashkim të mundshëm në listë zgjedhore, mirëpo ende nuk është marrë ndonjë vendim. Rugova ka thënë se edhe me AKR-në e Pacollit po ndodhin biseda përafrimi dhe vullneti i LDK-së është që sa më shumë subjekte të bëhen bashkë.
“Nuk është marrë ende ndonjë vendim, është e saktë se ka biseda me ‘Alternativën’ dhe se ka vullnet të dy palëve. Negociata ka edhe me AKR-në por të shohim sa mund ti përafrojmë qëndrimet. Negociatat kuptohet me dijeninë e liderit deri më tash zhvillohen në nivele më të ulëta të përfaqësuesve të partisë”,tha Rugova.
I pyetur rreth një bashkimi në listë edhe me ‘Vetëvendosje’-n Rugova ka thënë se ka sinjale pozitive në këtë drejtim mirëpo kushtet e VV-së nuk duhet të jenë, përzierje në punët e brendshme të LDK-së.
“Ka sinjale pozitive edhe nga ana e VV-së por nuk bënë askush të përzihet në punët e brendshme të LDK-së. Nuk është çështje e VV-së kush është lider i LDK-së. Një lloj negocimi i tillë eventual nuk është fer dhe është i papranueshëm për LDK-në”, deklaroi Haki Rugova për Radio Dukagjinin.
Ndryshe përfaqësues të VV-së kanë deklaruar një bashkëpunim të mundshëm parazgjedhor me LDK-në nën kushtin e ndryshimeve të lidershipit të kësaj të fundit./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...