Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se partia e tij është duke u përgatitur për zgjedhjet nacionale.
Rugova tha se LDK-ja, krahas përgatitjeve të zgjedhjeve të brendshme është duke bërë edhe përgatitjet për zgjedhjet nacionale.
“Sigurisht që ne jemi duke u përgatitur për zgjedhjet nacionale. Tani të gjitha trupat profesionale, këshilli i ekspertëve të LDK-së, në të gjitha fushat, pothuajse kanë përfunduar programin qeverisës të LDK-së për periudhën 2019-2023. Është një program, një ofertë serioze për qytetarët, e llogaritur dhe artikuluar me kosto buxhetore dhe limite kohore. Dhe më në fund duhet të rikthehet ajo fryma e LDK-së, rikthimi i besimit, kthimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, rikthimi i relatave shumë të mira me partnerët tanë strategjik. Paramendoni që ne muajt e fundit kemi zbehur shumë marrëdhëniet me partnerët tanë strategjik që siç thotë një fjalë popullore, e kanë “hisen” më të madhe në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Rugova për lajmi.net.
Por, a ka LDK-ja vija të kuqe me ndonjë parti ose a do ta shohim edhe një herë koalicionin qeverisës LDK-PDK, Rugova ka thënë se, ai personalisht e ka kundërshtuar edhe në të kaluarën, por edhe tani e kundërshton një koalicion të tillë.
“ Është Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së që vendos për vija të kuqe. Unë po flas tani dhe po e jap një mendim timin personal. Unë edhe në vitin 2014 mbase kam qenë ndër zërat e paktë që e kam kundërshtuar koalicionin me PDK-në. Unë si deputet i zgjedhur i LDK-së, si Naser Rugova, e kundërshtoj ashpër koalicionin me PDK-në dhe personalisht unë por edhe mjaft kolegë të mi të Grupit Parlamentar, PDK-në e shohim në opozitë minimum për nja dy mandate. Është mendimi i im personal, por besoj se është mendim edhe i mbi 80 për qind të elektoratit të LDK-së”, është shprehur Rugova.
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...