Amaneti i të rënëve në luftën e fundit në Kosovë ende nuk ka shkuar në vend dhe liderët s’kanë bërë aq sa duhet në këtë drejtim.
Kështu thotë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) , Fetah Rudin.
Rudi në një intervistë për arbresh.info, thotë se në mandatin tij prej deputeti do ta ngrit zërin për dy çështje të ndjeshme në Kosovë.
Ndërsa shprehte i bindur se do të ketë përkrahjen edhe të deputetëve të tjerë.
“Amaneti i dëshmorëve ende nuk ka shkuar në vend, ende s’ është punu dhe s’është bë ashtu siç kanë dashtë ata të jetë Kosova e Pavarur. Unë do të angazhohem për të gjithë, edhe për vrasjet politike pas luftës por edhe për masakrat e ndryshme që janë bërë gjatë luftës në Kosovë. Besoj se do ta kem mbështetjen e anëtareve të kuvendit pasi që është një kauzë që duhet të zgjidhet”, tha deputeti Rudi.
Këtë deklaratë Rudi e bëri me rastin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut, ku edhe bëri homazhe.
E pikërisht nga vendi ku u krye masakra që tronditi botën, ai tha se drejtësia për këtë masakër por edhe për të tjerat ende nuk është venë në vende.
E pikërisht nga këtu ai dha dhe një mesazh për politikanët të cilët, sipas tij nuk bënë aq sa duhet për të venë para drejtësisë ata që kryen krime në Kosovë.
“ Sot erdha mi nderu martiret e Reçakut. Këtu ka dështua drejtësia. Edhe udhëheqësi Kosovare nuk ka bërë asgjë për masakrën e Reçakut. Këtu është një dhimbje e madhe ka shuku të rijnë e pleq por në anën tjetër është krenari e madhe pasi që gjaku i tyre bëri që të vije drejtësia në Kosovë. Duhet të dënohen të gjitha ata që kanë bërë krime në Kosovë”, tha Rudi.
Ndryshe, më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.
Policia dhe ushtria serbe në Kosovë kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe./V.Selimi/arbresh.info/
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...