Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë se zgjedhjet e djeshme i ka fituar Albin Kurti dhe jo Shpejtim Bulliqi.
Ai u shprehë se në zgjedhjet e vitit 2021, LDK do të fitoj bindshëm në Podujevë.
“Zgjedhjet nuk i ftoi Shpejtimi, por Albini. Do të rrijmë në zyrë aq sa e parasheh nevoja dhe ligji, pasi duhet t’i kryejmë punët ditore që i kemi në shërbim të qytetarëve, sigurisht derisa të certifikohen rezultatet, pasi duhet pritur votat me kusht dhe nga diaspora, të cilat nuk e ndryshojnë rezultatin”, tha Rudari në Klan Kosova.
“Më pak se një vit që ka mbetur shkon shpejt, do të punojmë shumë, do të bëjmë analizë ku kemi çaluar dhe t’i përmirësojmë ato dhe në zgjedhjet lokale të 2021 të fitojmë prapë bindshëm”, shtoi ai./arbresh.info/
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...