Pas dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari nga radhët e LDK-së ka falënderuar mbështetësit e tij.
Rudari tha se sot bëri dorëzimin e detyrës së kryetarit të komunës, pas rezultateve të 29 nëntorit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Të nderuar aktivist dhe simpatizantë të LDK,
Sot bëra dorëzimin e detyrës së kryetarit të komunës, pas rezultatit të zgjedhjeve të 29 nëntorit.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë këtij procesi. Po ashtu falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi për angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Humbja e një beteje nuk do të thotë edhe humbje e luftës.
Vazhdojmë bashkë edhe më fuqishëm për betejat e ardhshme.
Në rrespekt,
Nexhmi Rudari
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...