Një nga top zyrtarët e ShBA-së në kohën e presidentit Bill Clinton, James Rubin, edhe sot e dha dëshminë e tij në Hagë, si i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Rubin foli rreth një telefonate të zhvilluar mes Clintonit dhe Thaçit.
Ai deklaroi se kjo telefonatë ishte mbresëlënëse për presidentin Bill Clinton.
Ish-zyrtari i lartë amerikan përmendi edhe zotërimet e Hashim Thaçit, se në kohën e bombardimeve nuk do të kishte dhunë ndaj serbëve.
“Thaçi kishte thënë të gjitha gjërat e duhura në bisedë me Clinton. E kujtoj që ai kishte pasur përshtypje të mirë në bisedë me lider të UÇK-së nga një ambient lufte, ku njerëzit kishin vuajtur gjithëçfarë gjërash, që edhe në atë kohë, pa prompt, që ai dërgoi mesazhet më të mira, dhe kur këtë e bënë te Presienti i ShBA-së, është gjë shumë e mirë për të. E di që Clinton ishte pasur përshtypje të mirë . Që s’do të kishte hakmarrje retributive dhunë ndaj pakicave. Clinton kishte përshtypje të mirë dhe ia ka kishte thënë shefit të sigurisë kombëtrar”, deklaroi Rubin.
“Unë bëja çmos ta mbaja për fjale për këtë zotim ndaj Clinton”, theksoi ai.
LEXO EDHE:
Rubin: Thaçi u zotua para presidentit Clinton se nuk do të kishte hakmarrje
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...