James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i shtetit gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se Hashim Thaçi nuk kishte autoritet të plotë për të diktuar rregulla dhe kushte brenda UÇK-së, duke u detyruar të konsultohej me persona të tjerë për miratimin e vendimeve.
Ai tha se disa nga këta persona i konsideronte “ekstremistë”, të cilët, sipas tij, kërkonin veprime të menjëhershme, ndërsa Thaçi kishte një qasje më pragmatike.
“Ne e bindëm delegacionin shqiptar të Kosovës që pavarësinë do ta kishin, por fillimisht shpëtojeni popullin”, tha Rubin.
Ai shtoi se kur shumica vendosi të përqafonte mbështetjen e NATO-s dhe Perëndimit, grupet ekstremiste humbën ndikimin e tyre.
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...